Merkato

Sportingu pas Sturaros do dhe Niang nga Seria A

Pasi siguroi Stefano Sturaro nga Juventus, Sportingu i Lisbonës vazhdon të monitorojë tregun italian të lojtarëve. Portugezët interesohen për sulmuesin e Torinos Mbaye Niang, për të cilin ka kërkesa edhe nga Ligue 1 dhe ekipe të tjera të Seria A. Për sulmuesin senegalez ende nuk ka një ofertë nga Sportingu, ndërkohë që më herët Torino ka refuzuar që ta japë futbollistin në huazim, duke e bërë të qartë se do të pranojnë vetëm oferta për shitjen përfundimtare të tij. Portugezët është në një fazë rindërtimi, pas trazirave që ndodhën në fundin e sezonit të kaluar, aq sa u desh edhe ndërrimi i presidentit, ndërkohë që ata humbën disa prej lojtarëve më të mirë që kishin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency