Ligue 1

Nuk u grumbullua ndaj Reims, Nice s’e llogarit Balotellin

E ardhmja e sulmuesit Mario Balotelli te Nicë vazhdon të mbetet në dyshim. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe trajneri Patrick Vieira, i cili deklaroi se klubi do të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar sulmuesin për të nënshkruar me një tjetër klub. Vieira konfirmoi se lojtari ia kishte bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar, ndaj dhe ai nuk e grumbulloi për sfidën hapëse të sezonit ndaj Reims, takim i humbur 0-1. Mario Balotelli gjatë merkatos së verës ka qenë i lidhur me disa ekipe, ku më tepër për shërbimet e sulmuesit italian ka insistuar Olimpique Marseille.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency