Keisuke Honda i bën të gjitha, futbollist në Australi, trajner në Kamboxhia
Befason me vendimin e tij të fundit Keisuke Honda. Një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit japone, i cili ka luajtur edhe me Milanin në Serinë A, vetëm pak ditë pasi u transferua në Australi te Melbourne Victory, është prezantuar si trajner dhe drejtor i përgjithshëm i përfaqësueses së Kamboxhias.
32-vjeçari mendon të kombinojë me sukses impenjimin e dyfishtë, duke mbajtur videokonferenca, me stafin dhe futbollistët e Kamboxhias një herë në javë nga Melbourni.
Mbetet për t’u parë si do t’ia bëjë Honda mes 8 nëntorit dhe 15 dhjetorit, kur Kamboxhia do të jetë e impenjuar në Suzuki Cup me Malajzinë, Myanmarin, Vietnamin dhe Laosin, ndërkohë që në të njëjtën periudhë Melbourne Victory, skuadër ku është idhur Besart Berisha (ëhstë larguar në kampionatin janopez), do të ketë ndeshje për të zhvilluar në kampionatin australian.



