Futboll

Ndodhej në Ibiza, “Fenomeni” me urgjencë në spital

Momente frike për Luis Nazario da Liman, i njour ndryshe Ronaldo “Fenomeni”. I ndodhur me pushime në Ibiza të Spanjës, ku ka në pronësi një shtëpi, braziliani u shtrua me urgjencë në spital në orët e mbrëmjes së të premtes ku u diagnostikua me ftohje të rëndë.

Menjëherë pas evidentimit të problemit shëndetësor, Ronaldo u transferua në klinikën “Nuestra Senora del Rosario”, ku i është nënshtruar terapisë intensive. Gjendja e tij, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, është përmirësuar ndjeshëm.

Mësohet se “Fenomeni” kishte mbërritur në Ibiza vetëm disa ditë më parë për të kaluar një periudhe njëjavore pushimi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency