Rabiot refuzon sërish rinovimin, i bindur të transferohet te…
Adrien Rabiot projektohet gjithnjë e më larg Paris Saint Germain. Mesfushori francez duket se është shumë pranë prishjes përfundimtarë të aventurës me klubin kryeqytetas dhe marrëdhëniet mes palëve raportohen shumë të tensionuara.
Siç raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, mesfushori 23-vjeçar ka refuzuar për të disatën herë propozimin për rinovimin e kontratës aktuale me skadencë qershorin e 2019-ës.
Po sipas “L’equipe”, mësohet se klubi parisien ka tentuar të përmbushë të gjitha kërkesat e lojtarit, si në terma financiarë, ashtu edhe në shtrirje kohore, por sërish e ka të pamundur ta bindë Rabiot të qëndrojë në Paris.
Spekulimet flasin se pas kësaj çështjeje qëndron Barcelona, që prej disa kohësh është vënë në ndjekje të tij. Blaugranat kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar, por në të tilla pozita klubi i sheikut AL Khelaifi nuk do të dorëzohet, me francezët që tashmë janë të gatshëm ta lënë Rabiot jashtë organikës për të gjithë sezonin, e ta humbasin atë me parametra zero vitin e ardhshëm, vetëm e vetëm për të mos lejuar largimin e tij në këtë moment.
Në një situatë të tillë Barçës i mbetet vetëm të presë, ndërkohë që sipas “Marca-s” drejtuesit e klubit blaugrana që njëkohësisht janë duke vëzhguar edhe alternativa të tjera për të përmbushur pritshmëritë e Valverdes.



