Champions League

Shkëndija “nuk e ndez flakën”, eliminohet nga Salzburgu

Ëndrra e Shkëndijës së Tetovës për të qenë pjesë e grupeve të Championsit mbetet në sirtar. Kampionia në fuqi e Maqedonisë nuk mundi të bënte përmbysjen e madhe ndaj Salzburgut në Shkup, ku u mposht 0-1 në takimin e kthimit, ndërsa sfida e vajtjes ishte mbyllur 3-0 në favor të austriakëve.

Me gjithë dëshirën për të arritur një rezultat historik, kuqezinjtë ishin të detyruar të pranonin humbjen minimale përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe më lart cilësisht.

Kuqezinjtë patën disa mundësi shumë të mirë në pjesën e dytë, ashtu sikurse Salzburgu, por rrjetat respektive mbetën të paprekura deri në kohën shtesë, kur një gabim në pasim në mbrojtje i dha mundësinë Ramalhos të shënonte golin e fitores për miqtë. Me rezultat të përgjithshëm 4-0 janë kampionët e Austrisë ata që vijojnë aventurën në fazën play off të kompeticionit, ndërsa Shkëndija do të tentojë grupet e Europa Leagues, pasi në play off do të përballet me të kualifikuarën e çiftit Cork City-Rosenborg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency