Serie A

Tjetër miqësore bardhezi, Ronaldo hap “festivalin” e golave

Juventusi vijon të përgatitet për debutimin ndaj Chievos të shtunën në orën 18:00 dhe skuadra e Allegrit ka zhvilluar sot një tjetër miqësore me ekipin e dytë, U-23, që do të garojë në Serinë C këtë sezon.

Ndeshja brenda familjes natyrisht që u fitua nga skuadra e parë, me rezultatin e thellë 8-0, ndërsa festivalin e golave e hapi ai nga i cili pritet më shumë këtë sezon, portugezi Cristiano Ronaldo.

Topin në rrjetë arritën ta dërgojnë edhe “i penduari i rikthyer” Leonardo Bonucci, dhe portugezi tjetër i skuadrës, ish mbrojtësi i Interit dhe Valencias, Joao Cancelo.

Dybala, Pjaniç, Bernardeschi, Mandzukiç dhe Matuidi, ishin futbollistët e tjerë që arritën të shtojnë emrin në listën e golshënuesve, ndërsa Allegri përdori dy 11-she të ndryshme për secilën pjesë të lojës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency