Europa League

Kakhaber Chkhetiani: Edhe dy lojtarët tanë pa viza, s’e nënvlerësojmë Kukësin

Një nga arsyet kryesorë të zhgënjimit të Kukësit në sfidën e parë me Torpedo Kuatisin në raundit e tretë të Europa League, sipas drejtuesve të skuadrës verilindore, ishin vonesat apo mospajisja me vizë e disa lojtarëve, që hodhën poshtë planet e Cungut. Por trajneri i Torpedos, Kakhaber Chkhetiani, në konferencën për shtyp në prag të takimit të kthimit, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, theksoi se të njëjtin problem ka patur edhe ekipi i tij, pasi dy lojtarë nuk kanë mundur të udhëtojnë për të njëjtat arsye, por këto janë çështje burokratike, që nuk mund të bëjnë përgjegjëse skuadrat respektive.

Ne nuk jemi përgjegjës për ambasadën, jemi klub. Ne kemi informuar ambasadën dhe kërkuam ta zgjidhim problemin, ndërhymë për ta rregulluar, madje po ju them se edhe ne kemi probleme me 2 lojtarë, që nuk kanë marrë vizën shqiptare. Arfang Dafe, që është nga Senegali, dhe Gleofilo Hasselbank, nga Surinami, kanë aplikuar që më datë 2 gusht, por nuk janë pajisur me vizë. Ne nuk akuzojmë as klubin e Kukësit dhe askënd, janë thjesht procedura.

Torpedo Kutaisi zbret në “Elbasan Arena me avantazhin 5-2 të ndeshjes së parë, rezultat që ka qenë i papritur për vetë trajnerin e gjeorgjianëve. Gjithsesi, Chkhetiani, nuk sheh vend për nënvlerësim nga futbollistët e tij.

Të jem i sinqertë nuk e prita një rezultat të tillë, dukë parë përvojën e Kukësit në këto kompeticione. Nuk jemi aspak të relaksuar për ndeshjen e kthimit, asgjë nuk ka mbaruar. Kemi parë që në futboll janë përmbysur rezultate dhe kjo na bën që të jemi të përqendruar në maksimum dhe të bëjmë më të mirën tonë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency