Merkato

Bayerni e ka gati zëvendësuesin nëse ikën Boateng

Merkato për Bayern Munchen ende nuk është mbyllur. Jerome Boateng prej kohësh ka njoftuar se dëshiron një aventurë të re dhe mundësia e vetme konkrete është kalimi te Paris Saint Germain. Shitja e tij pritet të nxisë drejtuesit bavarezë të gjejnë një alternativë në mbrojtje dhe emri konkret është ai i Toby Alderweirelt. Belgu nuk konsiderohet titullar nga Pochettino te Tottenhami dhe operacioni mund të konkretizohet pa pengesa. por gjithmonë në pritje të largimit të Boteng nga kampionët e Gjermanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency