Kategoria Superiore

Orges Shehi: E kemi detyrim ta mposhtim Partizanin

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, është i drejtpërdrejtë kur shprehet se fitorja për skuadrën që ai drejton është detyrim, pavarësisht ekipit që ka përballë. Një ditë para premierës së këtij edicioni të Superiores, ish-portieri i kampionëve e pranon se nuk do të ketë shumë ndryshime krahasuar me formacionin që hodhi në fushë në Superkupën e Shqipërisë.

Formacionin ende nuk e kemi zbardhur, por sigurisht që do të bazohemi tek lojtarët që luajtën para një jave. Është një përballje mes rivalëve, që e luajmë në shtëpinë tonë përballë tifozëve tanë dhe e kemi detyrim që ta fitojmë.

I pyetur se ku i sheh pikat e forta te Skënderbeu, për të besuar se mund ta fitojë sërish titullin, Shehi u përgjigj:

“E kemi patur mendjen të kampionati, por kemi vëzhguar me kujdes edhe disa prurje të reja, për të cilat do të vendosim shumë shpejt. Pikat e forta të Skënderbeut i shoh kudo, por le t’ia lëmë kohës për t’i treguar. Gjithsesi mund të veçoj mentalitetin e të punuarit, të qenit grup dhe faktit që kemi lojtarëve përvojë që edhe pse kanë fituar shumë trofe kanë ende shumë uri për të fituar.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency