PSG ofron 75 milionë euro për të besuarin e Thomas Tuchel
Paris Saint German nuk heq dorë nga Julian Weigl dhe është gati të ofrojë plot 75 milionë Euro për kartonin e tij. Mesfushori gjerman me tipare mbrojtëse, është lojtari që kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel, që e njeh shumë mirë kur drejtonte Borusian e Dortmundit.
Gjithsesi verdhezinjtë po bëjnë rezistencë të madhe. Merkato në Gjermani dhe Francë mbyllet me 31 gusht dhe të dyja klubet kanë kohën e nevojshme për të kryer një operacion të tillë. Vlen të theksohet se gjasat janë që operacioni të mbyllet me sukses, pasi Dortmund është tunduar nga oferta e rëndësishme e parisienëve.



