Kategoria Superiore

Surprizon Kastrioti, një penallti fundos Luftëtarin

Nga Skënderbeu te Kastrioti vendos sërish një 11-metërsh dhe me takimin e dytë të edicionit të 80-të të Superiores, që u mbyll 0-1 pas një goli të shënuar nga pika e bardhë, vetëm se këtë herë për miqtë. Krutanët bënë surprizën e madhe në Gjirokastër duke debutuar me pikët maksimale për më tepër në transfertë teksa treguan dhe një futboll cilësor, përballë një Luftëtari që dukej një kushëri i largët i skuadrës dëfryese të një viti më parë. Temperaturat e larta ndikuan në paraqitjen e skuadrave sidomos në fillimin e ndeshjes, ku pjesa e parë ishte disi e ngadaltë, ku Luftëtari i Milos Kostic të paktën në debutim u duk sikur kishte humbur disi shkëlqimin e një viti më parë, pavarësisht se aksioni i minutës së 5-të krijonte shpresë. Në të 12-tën bluzinjtë pretenduan dhe për një 11 metërsh por kryesori vazhdoi lojën. Rastin e parë Kastrioti e krijoi në të 37-tën me një goditje nga larg të Rahimit, që u ndal në dy kojhë nga Ruci, ndërsa pak caste më pas Shkurtaj kishte me kokë shansin më të mirë të ndeshjes por nuk shënjestroi sic duhet portën. Pjesa e dytë kishte më tepër ritëm me Kastriotin që pati menjëherë një pretendim për 11-metërsh, teksa goditja e Cutrës u prit mrekullisht nga Ruci, por në përpjekjen e dytë të Rahim Rapa ndali topin teksa po i drejtohej portës. Për krutanët me dorë, për kryesorin jo teksa pas konsultimit me anësorin akordoi goditje këndi. Ishin minuta më tëmira për miqtë, me Rucin që brenda 4 minutash  arriti të evitojë 3 herë golin. Gjithsesi në të 68-tën Kastrioti ndërtoi aksionin që ndryshoi ndeshjen, me Bardhin që u pengua në zonë nga Janicic duke fituar 11-metërsh për të tijtë. Nga pika e bardhë Mziu nuk gaboi.

Reagimi i Luftëtarit ishte i dobët me mundësinë më të mirë që erdhi nëpërmjet një goditje dënimi  në sekondat e fundit por që përfundoi jashtë. U mbyll 0-1 për Kastriotin me formacionin e Plorit që e nis me këmbën e mbarë Superioren duke treguar se nuk kërkon të jetë thjesht kalimtare mes më të mirave të futbollit shqiptar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency