Starova-Magani ndajnë nga një pikë, nuk ka fituesen në Feronikeli-Trepça ’89
Nuk nxorri asnjë fitues sfida që i dha start Ipko Superligës së Kosovës. Dy nga skuadrat pretendente në garën për titull gjatë këtij sezoni, Feronikeli dhe Trepça ’89 barazuan 1-1 mes tyre në Drenas. Sulejman Starova dhe Gugash Magani dy trajnerët shqiptarë ndanë nga një pikë në duelin mes tyre. Feronikeli zhbllokoi shifrat Hotin në minutën 18-të ndërsa Rusi barazoi shifrat në minutën e 56-të për skuadrën mitrovicase.



