Plaku: Jemi me këmbë në tokë, objektiv mbetet mbijetesa
U federua në kohë rekord dhe në fund jo vetëm që luajti titullar ndaj Tiranës por realizoi edhe golin e fitores për Kamzën duke u zgjedhur edhe si lojtari i ndeshjes nga Supersport.
Duket sikur nuk jeni ndarë në asnjë moment nga Kamza…
Që vjet kemi ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë. Kjo është pasqyruar në fushën e lojës. Filozofia dhe grupi nuk ka ndryshuar. Ka qenë e lehtë të përshtatem
Momenti i golit…
Nuk më kujtohet a e priti portieri, por e di që ato goditje shkojnë nga brenda dhe unë si sulmues duhet ta shoqëroja. Për fat të mirë, shkoi atje ku duhej.
Skuadër e bashkuar dhe që sakrifikoi. Mund të kemi pretendime më të mëdha në këtë kampionat?
Të them të drejtën normalisht që ekipi ka ndryshme. Mënyra se si ekipi ka ndërtuar bazën është cilësore. Në letër dukemi edhe më mirë se vitin që kaloi. Duhet ta shfaqim në fushë. Ka goxha lojtarë të huaj do duan kohën e tyre. Ishim dhe jemi me këmbë në tokë. Do luftojmë deri në fund për të qëndruar në kategori
A besonit se do ta fitonit këtë ndeshje ashtu si trajneri Devolli?
Trajneri është goxha i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është entuziast dhe mundohemi ta qetësojmë. Ishim të kënaqur edhe me një pikë. Jemi të kënaqur shumë edhe për 3 pikët. Tirana bëri shumë. Jemi të kënaqur për 3 pikët.



