Guardiola shënjestron talentin portugez për mesfushën
Pep Guardiola nuk arriti këtë verë të afronte një mesfushor që do të merrte në dorë organizimin e lojës te Manchester City. Jorginho ishte i preferuari i spanjollit, por italo-braziliani zgjodhi Chelsean.
Gjithsesi në janar trajneri spanjoll do të kërkojë me çdo kusht përforcimin për këtë repart. Emisarët e Citizens kanë shënjestruar Ruben Neves për merkaton e ardhshme të dimrit dhe janë gati të shpenzojnë 60 milionë Euro për lojtarin e Wolves.
21-vjeçari po shkëlqen me ekipin që erdhi nga Premiership këtë vit dhe që në ndeshjen e parë ndaj Evertonit, dha një asist dhe shënoi një gol, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.



