Kategoria Superiore

Kukësi, dhuratë për tifozët në premierën e kampionatit

Pasi mbylli aventurën europiane ku u eliminua nga gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit në turin e tretë eliminator të Europa Leagues, Kukësi do të rikthehet në “Elbasan Arena”, për të pritur Laçin në ndeshjen e parë të kampionatit.

Do të jetë pikërisht ky stadium, shtëpia e re e verilindorëve, me “Zeqir Ymerin” që pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, ndërsa në premierën e kampionatit, klubi ka menduar të bëjë një dhuratë edhe për tifozërinë.

Kështu klubi ka vendosur që për sfidën e sotme ndaj Laçit, që do të zhvillohet në orën 16:45, hyrja të jetë e lirë për të gjithë tifozët që do të vendosin të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.

Për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në Elbasan, Supersport ju sjell në shtëpi të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore për 4 vitet e ardhshme, përfshi edhe Kukësi-Laçi, që do të transmetohet në Supersport 3.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency