Futboll

Osmani, i pakënaqur: Përtej mungesave, Shkëndija duhej të fitonte

 

Kuqezinjtë shkuan në Shkup për tre pikë kundër Makedonija GP, mirëpo kur nuk shënon maksimumi që mund të shpresosh është barazimi pa gola. Trajneri Qatip Osmani shprehet i pakënaqur me rezultatin, pasi vlerëson se ndeshja duhej fituar, përkundër faktit se disa lojtarë u lanë të lirë për të pushuar për ndeshjen e të enjtes me Rosenborgun në play off të UEFA Europa League.

“U paraqitëm me formacion të kombinuar dhe disa lojtarë i lamë tërësisht të pushojnë, megjithatë nuk luajtëm në nivelin që duhej dhe rezultat i kësaj është epilogu final. Sigurisht nuk mund të jemi të kënaqur, por është fillimi i kampionatit dhe ka vend për të kompensuar gjërat në vazhdim. Fakti që lamë disa lojtarë të pushojnë për takimin me Rosenborgun nuk është arsyetim, pasi ata që luajtën duhej ta fitonin ndeshjen. Mendoj se problemi ynë ishte se nuk kishim ide në 25 metra larg portës kundërshtare në atë pasimin e fundit që do të bënte ndryshimin”.

Shkëndija e Tetovës në dy takimet e para ka grumbulluar vetëm dy pikë, ndërkohë që klasifikimin e përgjithshëm e kryeson Akademija Pandev me 6 pikë të plota.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency