Serie A

Pas merkatos, rinovimet; Juventusi zgjat bashkëpunimin me Pjaniç

Pavarësisht ofertave të shumta në merkato, Juventusi vendosi të bllokojë largimin e mesfushorit boshnjak Miralem Pjaniç, pasi Allegri beson se pikërisht ai dhe Cristiano Ronaldo mund të çojnë para skuadrën bardhezi dhe të tentojnë ëndrrën Champions League.

Menjëherë sapo u mbyll merkatoja, drejtuesit e klubit janë përqendruar tashmë të rinovojnë kontratat me lojtarët që janë në planet afatgjata të trajnerit dhe pikërisht Pjaniç ishte ndër të parët në listë.

Mediat italiane raportojnë se mes klubit bardhezi dhe mesfushorit boshnjak është arritur akordi për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023, ndërsa është përmirësuar ndjeshëm edhe paga e tij vjetore, që ka shkuar në 6.5 milionë euro në vit.

Firma mbi kontratë pritet të bëhet gjatë javës, ndërsa më pas do të ketë edhe një ceremoni zyrtare, për të njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit të Juventusit me Miralem Pjaniç. Kontrata aktuale e Pjaniç skadon në vitin 2021, por qëllimi i drejtuesve ishte që t’i bënin të ditur Pjaniçit se e vlerësojnë dhe besojnë te ai, ndaj jo vetëm që i zgjatën bashkëpunimin, por edhe i rritën ndjeshëm pagën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency