Serie A

Disiplina fal De Rossi e Gomez, gjobit Spallettin

Liga Italiane e Futbollit kishte vendosur që të kapitenët të mos mbanin fasha të personalizuara, por një format të përbashkët, ku të shkruhet “Captain”, ashtu si në kampionatin anglez.

Por Daniele De Rossi i Romës dhe Papu Gomez i Atalantës, vendosën të injorojnë urdhrin e Ligës, duke vijuar “programin e tyre” të fashave të personalizuara.

Gjithsesi Komisioni i Disiplinës vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj tyre, duke toleruar shkeljen në këtë javë të parë të kampionatit, por kuptohet që nuk do të tolerohet në javët në vijim.

Mjaft e rreptë ka qenë disiplina me trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, të cilin e gjobiti me 10 mijë euro, për përballjen me ton e të ashpra me arbitrin kryesor të takimit, pas ndeshjes me Sassuolon.

Gjoba monetare për sjellje të pahijshme të mbështetësve në tribuna, morën edhe skuadra si Parma, Udinese dhe Napoli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency