Europa League

Shkëndija në Trondheim, mungon i pezulluari Bejtullai

Shkëndija e Tetovës ka udhëtuar drejt Norvegjisë për takimin e parë të play off-it të UEFA Europa League, të enjten, me Rosenborgun. Kuqezinjtë kanë lënë vapën e pranishme në Tetovë dhe pas fluturimit tre orë e gjysmë direkt nga Shkupi për në Trondheim janë përballur me ndryshim të madh të temperaturave (14°C). Kapacitetet hotelerike kanë detyruar skuadrën të vendoset në qytezën Oppdal, ku ekipi ka gjetur qetësinë e duhur për të pritur takimin e rëndësishëm.

Stafi teknik për këtë udhëtim ka përfshirë 22 futbollistë, ndërsa në Tetovë kanë mbetur Egzon Bejtullai (tre kartona të verdhë) dhe Alma Wakili (arsye taktike).

Skuadra këtë të mërkurë, në orën 18:30, do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në “Lerkendal Stadium”, ndërsa paraprakisht (ora 18:00) do të zhviullohet konferenca e zakonshme për shtyp.

Rosenborg-Shkëndija luhet të enjten, në orën 20:45, dhe do të transmetohet nga Supersport.

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/2328147637202273/?t=5

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency