Kategoria Superiore

Flamurtari firmos me 19-vjeçarin Sokol Ymeraj

Në pritje të goditjeve të mëdha në këto ditë të fundit të merkatos së verës, Flamurtari mendon edhe për të ardhmen. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar marrëveshjen me 19-vjeçarin Sokol Ymaraj, i cili luan në mesfushë. Ky futbollist, i gjatë 1.86 metra, ka lindur në Fier dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave. Ymeraj ka luajtur disa ndeshje me U-17 nën drejtimin e Dzemal Mustedaganic dhe konsiderohet një element me shumë potencial për të ardhmen. Gjithashtu është pjesë e përfaqësueses U-19.

Pasaporta:
Emri: Sokol Ymeraj
Datelindja: 13 Mars 1999
Vendlindja: Fier
Shtetesia: Shqiptare
Roli: Mesfushor

Karriera:
2018- Flamurtari F.C
2017-2018: Bonner Sc ( Gjermani)
2015-2017: Internacional Tirana U19
2014-2015: FK Apolonia U17

Ekipi kombëtar :
2014-2016: Shqiperia U17
2016-2018: Shqiperia U19

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency