Serie A

Ronaldo del hapur: Më Juven dua Championsin!

Afrimi i Cristiano Ronaldo te Juventusi ka patur një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e imazhit të Serisë A. Nuk janë vetëm meritat sportive, por edhe marketingu, nga i cili për përfiton fitbolli italian. Si ambasador i transmetuesit televiziv DAZN, CR7 foli edhe objektivat e Juves.

“Dua të fitoj Champions League me Juven. Do të përqendrohemi tek ky objektiv bashkë me shokët e skuadrës, por, pa qenë të fiksuar. Hap pas hapi, do shohim. Edhe nëse nuk ia arrijmë këtë sezon, do e provojmë vitin tjetër ose më vonë. Qëllimi është të fitojmë kampionatin, Kupën, dhe sigurisht të japim më të mirën në Champions.”

Por cila ishte arsyeja që 5 herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi Juventusit, pas përvojës së jashtëzakonshme te Reali i Madridit?

 “Ka gjëra në jetë që i vendos fati dhe në këtë rast ka qenë kështu. Unë kurrë nuk prisja të luaja në këtë klub, por disa gjëra ndodhin natyrshëm. Juventusi është një nga klubet më të mira në botë dhe për mua ishte një vendim i lehtë. Natyrisht, ajo që bëra me Realin e Madridit ishte e pabesueshme, kam fituar gjithçka dhe kam shumë miq, por Juventusi provoi të më donte më shumë se kushdo dhe unë dua të përpiqem të shkruaj edhe këtë histori me këtë klub.”

Criastiano iu përgjigj edhe pyetjeve rreth familjes së tij, veçanërisht për djalin e madh, Cristiano jr, të cilin pas disa vitesh e sheh në nivelet më të larta të futbollit.

“Është si unë, kur isha i vogël. Nuk pranon kurrë të humbasë. Do të bëhet si unë, jam 100% i sigurt”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency