Leonardo Do Rabiot te Milani me parametër zero
Merkatoja e kësaj vere në Seria A është mbyllur, por drejtuesit e Milanit vazhdojnë të kërkojnë elementë të rëndësishëm për përforcimin e skuadrës. Drejtori sportiv, Leonardo, vijon të ndjekë nga afër situatën e Adrien Rabiot, mesfushorit të PSG, kontrata e të cilit skadon verën e vitit 2019. Synimi i Leonardos është që ta afrojë 23-vjeçarin sezonin e ardhshëm si një goditje me parametër zero, ndaj dhe ai po punon me menaxherin e futbollistit për të arritur një marrëveshje paraprake. Rabiot ndiqet me shumë interes edhe nga Barcelona, e cila mund të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e tij në Spanjë që prej këtij sezoni.



