Futboll

Ndërhyrje e pazakontë, FIFA merr drejtimin e futbollit në Uruguai

FIFA ndërhyri për të marrë kontrollin e futbollit uruguaian të martën, në një përpjekje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme për presidentin e Federatës, tha Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (Conmebol).

Në një letër drejtuar Federatës së Futbollit Uruguaian (AUF), organi qeverisës i sportit më masiv në botë tha se do të merrte përsipër drejtimin e përditshëm të AUF.

FIFA gjithashtu u zotua të rishikojë statutet e Federatës dhe t’i përshtatë ato në përputhje me rregulloret e Conmebol dhe vetë organit drejtues të futbollit botëror, dhe kur ky proces të përfundojë plotësisht, të mbajë zgjedhjet për president.

“Mandati i komitetit të rregullimit do të zgjasë deri më 28 shkurt 2019”, thuhej në letrën e botuar gjerësisht në mediat uruguaiane. “Komiteti i rregullimit do të veprojë si një komision zgjedhor, vendimi i të cilit do të jetë ligj”.

“Ndërhyrja erdhi pasi “grupet e ndryshme të interesit në futbollin uruguaian shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e një sistemi zgjedhor me rregulla të qarta”, tha Conmebol në një deklaratë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency