Kategoria Superiore

Laçi kompleton sulmin, vjen 27-vjeçari nga Manastiri

Pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin, ku Laçi arriti të marrë një barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, trajneri i kurbinasve, Artan Mergjyshi e vuri theksin te merkatoja.

Ai tha se pret që skuadra të kompletohet për të garuar në mënyrë dinjitoze në Kategorinë Superiore, ndërsa evidentoi mungesën e një sulmuesi me eksperiencë, që të tërheqë ekipin dhe të shënojë gola.

Drejtuesit e klubit kurbinas kanë reaguar menjëherë dhe kanë plotësuar dëshirën e teknikut bardhezi, duke vënë në dispozicion të tij sulmuesin nga Maqedonia, Marjan Altiparmakovski .

27-vjeçari nga Manastiri ka një karrierë mjaft të pasur, pasi ka luajtur me skuadra si Pelister, Rabotnicki, Skoda Xanthi, Suduva dhe së fundi te boshnjakët e Sarajevos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency