La Liga

Iu bashkua Realit këtë verë, portieri ukrainas drejt huazimit

Leganes është pranë arritjes së marrëveshjes me Real Madrid për të marrë në huazim portierin Andriy Lunin. Lunin u bashkua me kampionët e Europës këtë verë nga ukrainasit e Zorya Luhansk për rreth 8.5 milionë euro.

Por transferimi i Thibaut Courtois dhe qëndrimi i pritshëm i Keylor Navas, duket se i ka minimizuar shanset e portierit 19-vjeçar për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, ndaj dhe huazimi i tij është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Portieri ndiqet edhe nga Real Valladolid dhe Rayo Vallecano, të cilat po ashtu e kërkojnë në huazim, por Leganes është më përpara me bisedimet me madrilenët, që kërkojnë një sistemim për djaloshin ukrainas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency