Lajme

Osmani: Shkëndija meritonte më shumë, gjithçka për përmbysjen ne Shkup

 

Disfata 3-1 në takimin e parë të play-off-it të UEFA Europa League me Rosenborgun në Norvegji nuk është pasqyrë reale e asaj që skuadrat shfaqën në fushën e lojës. Ky është vlerësimi i trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili beson se kuqezinjtë merituan rezultat më të favorshëm. Paraqitja në Trondheim, posaçërisht në pjesën e dytë si dhe goli i shënuar japin shpresë që Shkëndija të besojë në përmbysje në takimin e kthimit, më 30 gusht, në Shkup, kur mbështetja nga publiku do të jetë impuls shtesë drejt realizimit të suksesit historik, kualifikimit në grupet e UEFA Europa League.

“Bazuar në lojën e treguar mendoj se Shkëndija meritoi rezultat më pozitiv, por megjithatë shënuam golin që na jep shpresë se në takimin e kthimit do të mund të kualifikohemi në grupet e UEFA Europa League. Na pret ndeshje historike në Shkup dhe Shkëndija do të mundohet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë. Edhe pse humbëm, nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj se kemi gjasa të kualifikohemi. Normal do kemi nevojë për mbështetjen e publikut dhe besoj të kemi numër të madh spektatorësh në tentimin për të shkruar historinë”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Rosenborgun në Trondheim.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency