Kategoria Superiore

Kukësi huazon sulmuesin brazilian te Kastrioti

Kukësi vijon të tregohet shumë aktiv në këto ditë të fundit të merkatos verore, duke afruar futbollistë të rinj dhe larguar ata që nuk bëjnë pjesë në projektin teknik të trajnerit Cungu.

Një ndër ta është edhe sulmuesi brazilian Roger Junior, i cili iu bashkua verilindorëve këtë verë, por do të luajë në një tjetër skuadër tashmë.

Për shkak të pritshmērive të larta që kanë për të, drejtuesit e Kukësit kanë vendosur ta huazojnë 22-vjeçarin te Kastrioti, ku pritet të gjejë më shumë hapësira dhe të njohë mirë Superioren.

Roger Junior është vënë tashmë në dispozicion të trajnerit të krutanëve, Elvis Plori dhe do të jetë gati të luajë që nga sfida e fundjavës ndaj Skënderbeut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency