Lajme

Josa mposht Maganin, Flamurtari i vetëm në krye

Mirel Josa fiton derbin e trajnervë shqiptare me Gugash Maganin. Në javën e dytë të IPKO Superligës së Kosovës skuadra kryeqytetase fitoi pastër 0-2 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, fsalë golave të Basriut dhe Boshnjakut. Një “shuplakë” e fortë për ekipin mitrovicas, që zhgënjeu tifozët e shumtë të pranishëm në stadium.

Humbje e papritur 1-3 e Dritës së Gjilanit në shtëpi nga Flamurtari. Edhe pse kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh me Kajën, në pjesën e parë, futbollistët e Flamurtarit reaguan në të dytën me Kabashin dhe dygolëshin e Shillovës, që përmbysën shifrat.

Në takimin e fundit të kësaj të diele, Ferizaj fitoi me rezultat minimal me Lirinë e Prizrenit, që bashkë me KEK-un janë ekipet e vetme që nuk ka grumbulluar qoftë një pikë në dy javë kampionat.

IPKO Superliga e Kosovës kryesohet nga Flamurtari, i ndjekur nga Drenica me dy pikë më pak.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency