Futboll

Gjermania publikon listën, surpriza dhe risi në zgjedhjet e Loew

Risi dhe shumë surpriza në listën e Gjermanisë për sfidën ndaj kampionëve të rinj të botës Francës për Ligën e Kombeve dhe miqësoren ndaj Perusë në muajin shtator. Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Botës, trajneri Joachim Loew ka lënë jashtë disa titullarë, ka rikthyer disa të tjerë por ka grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë qenë asnjëherë më parë pjesë e kombëtares së pancerave. Përveç Mesut Ozil që i dha lamtumirën Gjermanisë, Loew ka lënë jashtë edhe dy mesfushorët e Juventusit, Sami Khedira dhe Emre Can.  Lajmi i madh është rikthim i Leroy Sane i cili u la jashtë Botërorit nga numri 1 i Die Masnchaft ndërsa risitë e vërteta janë mbrojtësi më i ri i Paris Saint Germain Thilo Kehrer, por edhe Nico Schulz dhe mesfushori Kai Havertz. Ja dhe lista e plotë e Gjermanisë për dy sfidat e radhës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency