Champions League

Fillojnë ethet e shortit, Interi dhe Liverpooli rrezikojnë grup “ferri”

Liga e kampionëve ka përcaktuar tashmë 32 skuadrat më të mira, të cilat do të marrin pjesë në fazën e grupeve, me synimin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni dhe për të ngritur “kupën me veshë të gjata”.

Të 32 skuadrat janë ndarë në katër vazo dhe sot në orën 18:00, në Monte Carlo do t’i mësojnë fatin e tyre në grupe, pasi pritet të hidhet edhe shorti.

Vazo e parë: Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Mynih, Barcellona, Juventus, PSG, Manchester City, Lokomotiv Mosca.

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham, Roma , Benfica

Vazo e tretë: Schalke 04, Lione, Monaco, CSKA Moska, Ajax, Liverpool, PSV Eindhoven, Valencia

Vazo e katërt: Club Bruges, Galatasaray, Inter, Hoffenheim, Crvena Zvezda, Viktoria Plzen, Young Boys, AEK

Nga klubet e mëdha, renditjen më të keqe e kanë Interi dhe Liverpoolit, me zikaltrit që nisen nga vazoja e katërt dhe rrezikojnë të gjejnë në grup 3 superskuadra, që do të vinin në pikëpyetje kualifikimin.

Edhe anglezët, finalistë të edicionit të kaluar, duke qenë se janë pozicionuar në vazon e tretë, rrezikojnë jo pak që të gjejnë në grup dy skuadra shumë të forta në vazot e para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency