Premier League

Martial beson te largimi i Mourinhos, gati të rinovojë me Man. United

Anthony Martial nuk po kalon një periudhë aspak të lumtur te Manchester United, por pavarësisht kësaj, francezi është gati të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Kjo pasi ai beson se Jose Mourinho, “armiku i betuar” i tij në “Old Trafford”, do të largohet sa më shpejt nga Manchester United dhe më pas do të ketë mundësinë të tregojë veten me një tjetër trajner.

22-vjeçari iu bashkua Manchesterit në vitin 2015, ndërsa me kontratën e re i përmirësohet ndjeshëm edhe paga, pasi do të përfitojë rreth 130 mijë paund në javë.

Në 3 sezone me Manchetserin, ylli francez ka luajtur për 87 takime dhe ka arritur të shënojë 24 gola, ndërsa me Mourinhon marrëdhënia e tij ka pasur luhatje të vazhdueshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency