Premier League

Schmeichel, rinovon me Leicester City

Kasper Schmeichel do të vazhdojë të jetë portieri i Leicester edhe për 5 vitet e ardhshëm. 31-vjeçari rinovoi kontratën me “Dhelprat’, duke i dhënë fund kështu zërave të merkatos që e shikonin larg nga “King Power Stadium”. Schmeichel është një nga pikat më të forta të formacionit të drejtuar nga Claude Puel. Danezi është ndër të paktët lojtarë që bënë suprizën e madhe në vitin 2016, duke u shpallur kampion të Premier League, dhe që vazhdojnë të qëndrojnë te Leicester, pasi pjesa më e madhe janë larguar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency