Premier League

Sindroma “Karius” prek edhe Allison, por Liverpooli kryeson me pikë të plota

4 fitore në 4 ndeshjet dhe kreu i renditjes me 12 pikë të plota. Nuk ndodhte që nga viti i largët 1990 kur Liverpooli fitoi për herë të fundit titullin kampion në Premier League. Një ogur i mirë ky për skuadrën e Jurgen Klopp që kërkon të rikthejë në Anfield trofeun e kampionit. Në King Poëer Stadium golat e Mane pas asitit të Robertson dhe Firminos pas krosimit nga këndi të Milner i dhanë fitoren Liverpoolit që mposhti 2-1 vendasit e Leicester City. Pësoi golin e parë në këtë sezon dhe të parin me fanellën e Liverpoolit portieri brazilian Allison i cili u prek pa dashur nga sindroma “Karius” duke bërë një gafë të rëndë në mintën e 63-të dhe duke i dhuruar Leicester golin që rihapi sfidën dhe që mban firmën e algjerianit Ghezal, por vetëm kaq për “dhelprat” të cilët nuk ia dolin t’i vendosnin stërkëmbëshin e parë të kuqëve në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency