Vendos Bushiç, Flamurtari i bashkohet Skënderbeut në krye
Ka mjaftuar një gol i kapitenit Tomislav Bushiç, që Flamurtari të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Luftëtarit.
Sulmuesi kroat shënoi një gol në minutën e 25-të të pjesës së parë, duke i dhënë tre pikët vlonjatëve, që tashmë i bashkohen Skënderbeut në krye të renditjes, me 7 pikë.
Nga ana tjetër, Luftëtari futet në një krizë rezultatesh, pasi ka pësuar 3 humbje, në po kaq takime të luajtura në këtë sezon të ri.
Skuadra e Dajës, ndonëse e ndërtuar rishtazi, arriti të marrë më të mirën në takimet para ndërprerjes, ndërsa tashmë tekniku kryeqytetas do të shfrytëzojë pushimin, për të përfshirë edhe blerjet e verës në formacion.



