Ligue 1

PSG nuk ndalet, Mbappe ndëshkohet me karton të kuq

Paris Saint Germain ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në po kaq javë të sezonit të ri të Ligue 1, të cilën e kryeson me 12 pikë të plota.

Në transfertën ndaj Nimes ishte Neymar që hapi serinë e golave, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për kryeqytetasit, pas një supergoli të Di Marias, që shënoi direkt nga goditja e këndit.

Nimes reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë dy herë duke rikthyer baraspeshën, por Mbappe dhe Cavani arritën të çojnë topin në rrjetë dhe të vulosin suksesin 2-4.

Vlen të përmendet se Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, pasi reagoi duke hedhur në tokë kundërshtarin, që sapo i kishte bërë një faull të rëndë, në minutat shtesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency