Serie A

Juventusi fiton me vuajtje ndaj Parmës, Ronaldo sërish “shterpë”

Juventusi arriti të marrë një tjetër 3-pikësh, ndonëse edhe këtë herë me shumë vuajtje ndaj Parmës, në stadiumin “Enio Tardini”. Skuadra e Allegrit gjeti avantazhin që në minutën e dytë me anë të kroatit Mario Mandzukiç dhe u duk se çdo gjë do të ishte e lehtë për bardhezinjtë, por nuk rezultoi aspak kështu.

Parma reagoi dhe falë një sulmuesi si Gervinho që ishte në superformë, vuri shpesh në vështirësi skuadrën bardhezi dhe iu afrua disa herë golit deri sa e gjeti pikërisht me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, në minutën e 33-të.

Emilianët vijuan me lojën e bukur dhe krijuan disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por golin e gjeti sërish Juventusi, me anë të francezit Blaze Matuidi në minutën e 56’.

Parma kërkoi barazimin deri në sekondën e fundit, por nuk ia doli dhe u detyrua të dalë e humbur nga kjo sfidë, por me kokën lart, pasi u përball siç duhet ndaj kampionëve në fuqi.

E nëse Juventusi merr 3 fitore në po kaq takime dhe shkon i qetë me pushime, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili luajti takimin e tretë radhazi dhe sërish nuk arriti të gjejë golin e parë “italian”.

Gjatë ndërprerjes, ndoshta Ronaldos do t’i duhet më pak palestër dhe më shumë punë për të kuptuar futbollin italian dhe për të ditur sesi të lirohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

Nainggolan debuton me gol, Interi gjen fitoren e parë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency