La Liga

Reali “harron” Ronaldon, tjetër fitore me goleadë

Cristiano Ronaldo nuk ia ka dalë të shënojë ende golin e tij të parë me ekipin e ri, Juventusin, në Serinë A Italiane, por ish skuadra e portugezit, Reali i Madridit duket se nuk po e ndjen aspak mungesën e tij.

Kjo pasi spanjollët e drejtuar nga Julen Lopetegui morën fitoren e tretë në po kaq ndeshje, duke bindur me lojë dhe rezultat, pasi mposhtën Leganesin me rezultatin e thellë 4-1, ndërsa në total në 3 takimet e para kanë shënuar 10 gola.

Gareth Bale ishte ai që hapi serinë e golave për madrilenët, ndërsa Carrillo barazoi përkohësisht shifrat. Në pjesën e dytë për Realin shënuan Benzema dopietë dhe Sergio Ramos, të cilët vulosën edhe suksesin e radhës për “Los Blancos”.

Në pritje të Barcelonës, që luan nesër ndaj Huescës, Reali i Madridit është skuadra e vetme që ka bindur plotësisht në këto 3 javë të para të kampionatit dhe Julen Lopetegui mund të pushojë i qetë në këto dy javë ndërprerjeje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency