West Ham në krizë rezultatesh, “dridhet” pankina e Pellegrinit
Aventura e Manuel Pellegrinit në stolin e West Ham mund të mbyllet më shpejt nga sa ishte menduar. Kjo është ajo që të paktën shkruajnë mediat angleze, pas humbjes që “Hammers” pësuan të shtunën në shtëpi përballë Wolverhampton.
Në këtë sezon West Ham ende nuk ka marrë asnjë pikë në katër takime të luajtura, duke pësuar 4 humbje e madje duke shënuar vetëm 2 gola. Londinezët mbajnë vendin e fundit në renditjen e Premier League, ndërkohë që gjatë verës afruan një sërë futbollistësh cilësorë.
Me paraqitjet e dobëta të ekipit, tashmë stoli i Pellegrinit duket se ka filluar të dridhet, ndaj nuk përjashtohet që shkarkimi të vijë gjatë ndërprerjes.



