Lajme

Flamurtari ruan kreun, Gjilani vë në pikëpyetje të ardhmen e Maganit, fiton Prishtina

Flamurtari i Prishtinës është surpriza më e bukur e këtij fillimi sezoni në IPKO Superligën e Kosovës. Kuqezinjtë të cilët sezonin e kaluar siguruan me shumë vështirësi mbijetesën e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin 2018-2019 duke regjistruar fitoren e 3-të në 3 takime. Një gol në minutën e 81-të i Agron Bruqit i dha suksesin 1-0 Flamurtarit në stadiumin Xhemajl Ibishi ndaj KEK-ut që një sezon më parë luante një kategori më poshtë. Pas 3 javëve të para Flamurtari kryeson IPKO Superligën e Kosovës me pikë të plota.  Fitore minimale arriti edhe Gjilani që u ngjit në kuotën e 6 pikëve falë suksesit 1-0 në shtëpi ndaj Trepça ’89. Vendosi goli i Trevin Caesar pas gjysmë orë loje. Start shumë i keq për skuadrën mitrovicase. 1 pikë në 3 ndeshje janë shumë pak për Trepça ’89 me trajnerin Gugash Magani që pas kësaj humbje rrezikon seriozisht shkarkimin. Pikë të plota 6 për Prishtinën që në stadiumin e rikonstruktuar Fadil Vokrri mposhti 1-0 Drenicën. Golin e vetëm për skuadrën e Josës e realizoi sulmuesi Mankenda në minutën e 62-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency