Merkato

Arrihet marrëveshja, Mavraj te Aris për 2 vite

Pak ditë më parë kur Christian Panucci publikoi listën e 25 emrave të grumbulluar për sfidat ndaj Izraelit dhe Skocisë, Mërgim Mavraj ishte lojtari i vetëm i përfaqësues kuqezi që ishte ende pa skuadër, por tashmë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë. Në dy sezonet e ardhshme shtatlarti i prapavijës së kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Arisit të Selanikut, pasi ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin grek. Te Arisi, Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën i cili u transferua në Selanik rreth një muaj më parë. Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me klubin e tij të ri. Mbrojtësi ka firmosur tashmë kontratën me klubin grek dhe pas angazhimit me kombëtaren kuqezi do ti bashkohet skuadrës së tij të re.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency