Schurrle dhe Gotze, me partneret ne Mallorca
Andre Schurrle dhe Mario Gotze, të lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë për ndeshjet e Nations League, e kanë shfrytëzuar pauzën e kampionateve për të shijuar brigjet mesdhetare të Spanjës në shoqërinë e partnereve të tyre, Anna Sharapova dhe Ann Kathrin. Ata janë pikasur në një jaht në Mallorca, vendi ideal për të kaluar disa ditë pushime para se të rinisin përgatitjet me skuadrat respektive, Fulham dhe Borussia Dortmund.




