Roma nuk heq dorë nga Herrera, tjetër tentativë në janar
Roma ka bërë shumë ndryshime këtë sezon sidomos në mesfushë e cila është rinovuar tërësisht por duket sikur nuk ka ekuilibër. Për këtë arsye Monchi po mendon të ndërhyjë sërish në janar duke rikthyer interesimin për Hector Herreran, mesfushorin meksikan të portos i cili ka edhe pak muaj kontratë me klubin. Në verë Porto nuk bëri asnjë tolerim duke kërkuar 20 mln euro për lojtarin edhe pse kishte një vit kontratë të mbetur por në janar shifrat mund të jenë shumë më ndryshe dhe për 7-8 milionë euro Herrera mund të largohet.



