Lorenzo shkëlqen në Missano, në hije Marquez e Rossi
Vazhdon momenti i artë për Ducatin. Jorge Lorenzo ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos duke regjistruar pole-positionin e dytë radhazi në Moto Gran Prix. Në Silverstone starti i garës nga vendi i parë nuk i mjaftoi Lorenzos i cili shpreson që në Missano të mos përsëritet e njëjta histori. Me kohën 1 minutë 31 sekonda e 629 të mijtat, Lorenzo mbajti pas shpatullave të tij Miller me Ducati Pramac dhe Maverick Vinales me Yamahan. Nga rradha e dytë do të niset Andrea Dovizioso i cili i përfundoi provat në vendin e 4-t, i ndjekur nga Marquez i cili vuajti pasojat e një rrëzimi dhe nga Crutchlow. Vetëm në radhën e tretë Valentino Rossi i cili u rendit i 7-ti.



