Dinamon e nderon Sheta, Apolonia fitoren e vetme në transfertë
U luajtën këtë të diel të gjitha takimet e javës mbetura të javës së parë të Kategorisë së Parë, e cila startoi të shtunën me përballjen e Gripit A, Vllaznia – Korabi 2-1. Në takimet e tjera të këtij grupi spikat fitorja minimale e Dinamos kundër Veleçikut me gol të veteranit Sheta, Besëlidhja gjithashtu mori tri pikë duke iu imponuar 2-1 Burrelit, me të njëjtin rezultat 2-1 Erzeni mposhti Ilirinë, ndërsa Shënkolli 1-0 Vorën.
Në Grupin B, që korrespendon me skuadrat e jugut, Tomori barazoi 1-1 me Lushnjën, Pogradeci mori tri pikët e para me Besën me rezultatin 2-1, Oriku – Elbasani përfundoi 2-0, ndërsa Egnatia – Bylis 1-0, ndërsa fitorja e vetme në transfertë i përket Apolonisë, 0-1 me Turbinën.
Gripi A
Dinamo-Veleçiku 1-0
Besëlidhja-Burreli 2-1
Erzeni-Iliria 2-1
Shënkolli-Vora 1-0
Grupi B
Tomori-Lushnja 1-1
Pogradeci-Besa 2-1
Oriku-Elbasani 2-0
Egnatia-Bylis 1-0
Turbina-Apolonia 0-1



