Futboll

Hidink fillon sërish punë në Azi, merr drejtimin e Kinës U-21!

Në moshën 71-vjeçare, Guus Hiddink rikthehet sërish si trajner me kohë të plotë. Tekniku holandez ka marrë një detyrë të re si trajneri i kombëtares kineze për 21-vjeçarët të cilët do t’i drejtojë deri në Olimpiadën e Tokyos në vitin 2020. Mësohet se Hiddink do të paguhet afro 4 milionë euro në vit dhe për të është detyra e parë që pas largimit nga drejtimi i Chelseat në sezonin 2015-2016. Për 71-vjeçarin do të jetë eksperienca e dytë aziatike pas asaj me Korenë Jugut në 2002 të cilët i kualifikoi deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency