Belica: Me Gegën Partizan tjetër, Laçi nuk ishte vetëm Uzuni
Në krah të trajnerit Skënder Gega, në konferencën për shtyp para transfertës me Laçin, u shfaq mbrojtësi Egzon Belica. Ai theksoi se Partizani i këtij sezoni ka ndryshuar shumë, por i duhet dhënë edhe pak kohë për të parë skuadrën që të gjithë shpresojnë të shohin,
“Partizanit të sezonit të kaluar mendoj se i morëm maksimumin. Nisëm pak keq, por me disa ndryshime në janar u përmirësuan gjërat, por jo ashtu si pretendonim dhe kishim dëshirë. Çfarë ka kaluar, ka kaluar, më intereson vetëm Partizani i tanishëm, kanë ndryshuar shumë gjëra. Komplet një staf i ri, ka lojtarë të afruar mjaft cilësorë dhe mendoj se duhet kohë për atë Partizan që shpresojmë të shohim dhe presin të gjithë.”
Impakti “Gega”: Trajneri Gega dhe stafi i tij kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë te Partizani. Prurjet e reja janë të mira, pasi janë djem të rinj. Duhet kohë për të vazhduar më pas dhe me gjykimet dhe me çdo gjë tjetër.”
Ndeshja ndaj Laçit: Uzuni është larguar, por nuk besoj se Laçi varej vetëm nga Uzuni. Kanë bërë një sezon të mirë, patën një ecuri pozitive në Kupat e Europës. Të mos harrojmë se vjet kishim një rezultat të mirë. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë edhe në ndeshjen e nesërme.”
Gojkovic apo Atanda? Ekipi nuk vendoset në bazë të preferencave të lojtarëve. Vendos trajneri, stafi, ata shohin formën e secilit lojtar. Nuk kam asnjë problem, ndihem mirë me të dy. Nuk duhet harruar se dhe në ndeshjen kundër Mariborit, Gojkoviç dhe Atanda luajtën vetëm dhe bënë ndeshje të mire.
Pritshmëritë: Lojtarët e afruar dhe stafi janë shumë të mirë dhe besoj se do ta ndihmojnë Partizanin. Nuk dua t’i fus në presion dhe të mendoj për titullin, apo kupat e Europës. Për ne e rëndësishme është ndeshja e radhës.




