Kategoria Superiore

Shkëmbi merr përgjegjësitë: Gabova unë!

Bledi Shkëmbi mban përgjegjësitë për humbjen e parë sezonale të Teutës atë ndaj Kukësit në Niko Dovana. Në intervistën për Supersport, trajneri durrsakëve nënvizon se gaboi ai.

Jeni i kënaqur me lojën?

Dua të falenderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Te pjesa e dytë kemi pasur raste për të barazuar rezultatin. E filluam keq lojën. 20-25 minutat e para ishit të dobëta për ne

Ndryshimet në formacion…

Mendoj që ndoshta është edhe përgjegjësia ime. U mendova të ndryshoj në rreshtim edhe emër. Ekipi nuk funksionoi ashtu siç e mendova unë. Pashë që në rreshtimin normal ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja që është dhe përgjegjësia ime.

Të erdhi keq për mënyrën si e pësuat golin?

Më shumë më mërziti mënyra si e nisëm lojën. Pastaj goli nuk diskutohet, gjithmonë mërzitesh. Ndodh ndonjëherë që nga neglizhenca dhe mos përqendrimi arrin të pësosh. Merituam të humbnim si e nisëm lojën 30 minutat e para.

Keni guxuar më shumë se duhet në aktivizimin e lojtarëve sulmues… Duhet të ishit më të ekuilibruar…

Edhe vetë e pash që nuk funksionoi ashtu siç e mendova. Dëshira ishte për ta fituar. Futbollistëve iu thashë që është përgjegjësia ime që zgjodha të luaja në atë mënyrë në pjesën e parë.

Pse menduan të ndryshonit?

Mendova të luaja me 2 sulmues, plus Kallakun pas tyre, për shkak se Latif ndihej vetëm në ndeshjet e tjera. Patëm probleme tek të dyja fazat. Ndoshta shpërqendrimi i rreshtimit, kjo ishte arsyeja e dështimit. Nuk mund të them arsye tjetër, futbollistët u munduan. Fati te goli na shpërqendroi. Lojtarët më eksperiencë duhet të na ndihmojnë më shumë në momentet kur vuajmë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency