Sampdoria e papërmbajtshme, Frosinone hap “krahun”
Spektakël i Sampdorias. Pas fitores fantastike ndaj Napolit, skuadra e Giampaolos vazhdon të mahnisë. Në javën e 4-t të Serie A, ekipi dorian shpartalloi me rezultatin 5-0 Frosinonen në transfertë falë golave të Quagliarellas, Caprarit, Defrel që realizoi një dygolësh dhe polakut të talentuar Konwackit. Tashmë Sampdoria shkon me moralin në qiell në sfidën e prapambetur që do të luajë ndaj Fiorentinës në mesjavë.



