Kategoria Superiore

Tirana-Luftëtari apo Ze Maria-Kostic, në lojë është stoli! Partizani udhëton në Laç

Një fitore, për një stol! Kostic dhe Ze Maria e dinë mirë që përballja e kësaj të diele në “Selman Stërmasi” vlen më tepër se këto 90 minuta, vlen ndoshta të ardhmen e tyre në stol. Braziliani ka vetëm 1 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa slloveni 0 pas të njëjtit numër sfidash. Në kushte normale një skuadër që vjen nga kategoria e parë mund të kërkonte ndoshta më tepër kohë për t’u përshtatur me Superioren dhe vështirësitë që ajo paraqet, por ky ekip është Tirana 1 pikë në 270 minuta janë shumë pak. Historia e klubit por dhe objektivat e shpallur e kthejnë tashmë suksesin në një domosdoshmëri. Tifozeria bardheblu duket e pakënaqur me ecurinë e ekipit, dhe vetëm loja nuk mjafton pasi tashmë kërkohen rezultatet. Ze Maria kishte kërkuar 3 javë për të parë fytyrën e vërtetë të Tiranës së tij dhe tashmë luhet java e katërt, kështu që bazuar dhe në premtimet e trajnerit ka ardhur momenti që Tirana të ndryshojë imazh, të paktën sa i përket rezultateve. Në letër duhet të jetë një provë e kalueshme për bardheblutë, por Luftëtari është në nevojë emergjente njëkohësisht për pikë. Kostic u pa në krahun tjetër që ishte pa përvojë me ekipe të dorës së parë, pasi kishte eksperiencë në skuadra moshash, paraqitjet në Europë nuk kanë nevojë për shumë koment. Trashëgoi një ekip fitues, ku sigurisht pati largime në lojtarë, por nuk ruajti dot të njëjtin stil që i kishte bërë bluzinjtë të vecantë në dy sezonet e fundit. Gjirokastritët për nga rezultatet dhe loja e shfaqur janë kandidat numër 1 për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë vetëm 1 vit pasi provuan për herë të parë kualifikimin në europë, rezultat historik ky, por si për Tiranën ashtu dhe për Luftëtarin nuk mund të jetohet më në të kaluarën dhe ky është momenti për të dalë në sipërfaqe dhe pse i mbyturi zakonisht të mbyt, por nga kjo sfidë e së dielës, dikush prej tyre do të shpëtojë me siguri. Tirana-Luftëtari do të transmetohet live në Supersport duke filluar nga ora 18:45.

Në sezonet e fundit Laçi i ka besuar më së shumti të rinjve, ndikuar ndoshta dhe nga buxheti minimal në dispozicion. Prej kohësh tek kurbinasit mungonin investimet me afrime nga tregu i huaj, një trend që ka ndryshuar këtë edicion. Pjesëmarja në Europë dhe kalimi i një turi kanë shtuar të ardhurat dhe gjithashtu edhe oreksin për të qënë verën e ardhshme në kompeticionet e UEFA-s. Krejt e kundërta ndodh me Partizanin që këtë vit ka ndryshuar tërësisht kursin. Nuk ka më afrime të bujshme me të kuqtë e kryeqytetit që i kanë besuar elemtnit të ri. Nuk është rastësi afrimi i Rubin Hebajt apo Eraldo Çinarit, lojtarë që e njohin kampionatin dhe të rinj premtues. Të dielën përballja ndërmjet Laçit dhe Partizanit do të jetë ndryshe nga herët e tjera, pasi këtë edicion kanë ndryshuar filozofitë në merkato. Largimi i Uzunit tek kurbinasit është shoqëruar me afrimet e Ivan Galic, Marjan Altiparmakovskit, Bojan Najdanov, Xhevahir Sukajt dhe të riut Elvi Berisha. Në Laç prej vitesh nuk kishin parë një merkato kaq aktive me emra nga jashtë por edhe brenda kampionatit, edhe pse fokusi mbeten të rinjtë të cilët mund të mbushin arkat e klubit me transferimet e mundshme në të ardhmen. Këtë edicion dueli Laçi–Partizani shihet si ai i zakonshmi por me filozofitë e merkatos të shkëmbyera, edhe pse ambiciet mbeten të njëjta. Kjo sfidë do të nisë në orën 15:45.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency